Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grabitja në Rinas, gruaja e Muratajt kërcënon me vetëflijim: I shkova Ramës në shtëpi, pres deri të mërkurën…

22:00 / February 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëshortja e Aleksandër Muratajt, i cili është i dënuar për një nga grabitjet e blindave me euro të ndodhur në Rinas në vitin 2017, Eda Lleshi ka kërcënuar se do të vetëflijohet ditën e mërkurë në Gjykatën e Krimeve të Rënda nëse drejtësia nuk reagon.

“Unë të mërkurën nëse nuk vihet drejtësia, do të shkoj deri në vetëflijim me benzinë me vajzën”.

Në një intervistë për gazetaren Liarda Kondakçiu të Abcnews.al, ajo u shpreh se shkak për këtë është bërë zvarritja e seancave gjyqësore në Gjykatën e Apelit.

“Unë kërkoj drejtësi se kam 2 vjet që rri në Apel dhe 4 vjet në paraburgim. Unë do ta bëj shumë të madhe do marr edhe vajzën me vete. Aleksandri është në gjendje jo të mirë psikologjike, babai i ka vdekur edhe vëllai i vdiq”.

Më tej zonja Lleshi tha se i ka shkuar kreut të qeverisë në shtëpi, por bodyguard-ët e kanë drejtuar te Kryeministria.

“I kam shkruar të gjithë organeve të prokurorisë. I kam bërë kërkesë edhe kryeministrit në kohën kur ka qenë izolimi, edhe nuk kam marr një përgjigje. Kam shkuar te shtëpia e kryeministrit, më kanë dalë bodygardët më kanë marr kartën e identitetit dhe më drejtuar te kryeministria për të bërë ankesën. Jam e vetme me një vajzë, e vetmja mundësi që ka mbetur që Aleksandri të varet aty. Vajzën e kam 7-vjeçe dhe nuk është në gjendje të mirë, pasi më shikon mua që qaj gjithmonë”.

Gjithashtu bashkëshortja e Muratajt theksoi se ka audion e prokurorit dhe të penduarit, që sipas saj nuk e kanë përmendur emrin e Aleksandrit, duke deklaruar se nuk e njohin.

“Kam audion e prokurorit që thotë nuk ka marr pjesë në grabitje, nga ana tjetër prokurori jep 24 vite burg. Të penduarit nuk e kanë përmend emrin e Aleksit, thonë që nuk e njohim”.

Kujtojmë që Aleksandër Murataj është vëllai i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në grabitjen e 3.2 milionë eurove në autoblindën e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit. Admir Murataj është dënuar me 12 vite burg nga shkalla e parë, ndërsa dosja ndodhet në apel. / ABC

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.