Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, MASR: Mundësi e mirë për integrimin e të rinjve në administratë

09:30 / February 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe RinisëEvis Kushi ka prezantuar nëpërmjet një videoje Kristi Isakun, e cila jep kontribut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP) dhe është një nga 210 të rinjtë e punësuar me kontratë 1-vjeçare pune falë “Thirrjes V” të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Duke qenë tashmë një pjesë integrale e “Paktit për Universitetin”, Ministrja Kushi nënvizon se ky program është “një mundësi shumë e mirë për integrimin e të rinjve në administratën qendrore e vendore, si dhe institucionet e pavarura apo shoqëri të ndryshme tregtare”.

Ndërkaq, në videon prezantuese Kristi cilëson se ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, profilizuar në Master Shkencor Civil.

“Me të përfunduar studimet, e ndodhur në pasiguri për krijimin e eksperiencave të para të marrëdhënies së punës, u njohu me Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Përmes linkut të publikuar në faqen zyrtare të MASR, bëra aplikimin dhe përfitova praktikën 3-mujore pranë DPAP. Sot, si meritë e përkushtimit ndaj mundësisë që mu dha, jam pjesë e DPAP përmes nënshkrimit të një kontrate 1-vjeçare pune dhe e shoh Programin Kombëtar të Praktikave të Punës si një mundësi mjaft të mirë për kualifikim profesional dhe personal” – shprehet ajo.

Deri më sot janë zhvilluar 5 thirrje nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i cili shërben si një mundësi shumë e mirë për ata të rinj mes moshës 21-26 vjeç që në fakt nuk kanë shkëlqyer me mesataren mbi 9 gjatë studimeve dhe u krijohet mundësia për t’u integruar në administratën qendrore, administratën vendore, institucionet e pavarura apo shoqëri të ndryshme tregtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.