Gjatë konferencës për shtyp me ministren e Financave Anila Denaj kryeministri Edi Rama u pyet nëse do të jenë sërish në listën e kandidatëve për deputetë edhe të larguarit nga postet ministrore në qeverinë e tij, Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati dhe Sandër Lleshaj.
“Të gjithë janë në trupën prej ku do të bëhet dhe seleksionimi. drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku dhe pastaj këtë gjë do e miratojë si gjthmonë kryesia e PS. kështu që unë pres udhëzimet e drejtuesve të qarqeve pastaj në kryesi do të bëhet miratimi”, tha Rama në përgjigjen e tij.
