Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Veliaj: Falje tarifës së hapësirës publike për bizneset në Tiranë

14:56 / February 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vel 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesi i vogël, kryesisht baret, lokalet dhe restorantet, do të përfitojnë nga falja e tarifës së hapësirës publike nga Bashkia e Tiranës.

E njëjta nismë është ndërmarrë nga bashkia edhe në prill 2020, si një masë për të ndihmuar biznesin për shkak të pandemisë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, për shkak se aktualisht nuk e lejon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Duam ta përsërisim edhe këtë vit amnistinë për tarifat vendore. Nëse hotelet nuk kanë pasur punë, çfarë tarife do paguajë? Nëse ti e mbyll lokalin në orën 20:00, pse duhet të paguash taksë për hapësirën publike?”, u shpreh Veliaj. “Do hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, duke qenë se jemi në periudhë zgjedhore dhe KQZ-ja e ka ndaluar që të marrim masa të tilla”, theksoi Veliaj.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku shtoi se sakrifica që po bën Bashkia e Tiranës është për t’i ardhur sadopak në ndihmë biznesit, që ka humbur gjatë gjithë kohës së pandemisë.

Nga ana tjetër ai ironizoi edhe vendimin e KQZ-së për ta gjobitur, gjobë e cila u hoq më pas si e paligjshme. “Ju e dini, unë edhe gjobitem kur bëj më shumë punë seç duhet! Nuk e di pse nuk ka gjoba për ata që flenë gjumë, ose për ata që ikin nga puna? Nuk ka gjoba për ata që çohen në orën 11:00, por për ata që punojnë më shumë seç duhet ka,” ironizoi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Nis faza e dytë e reformës territoriale opozita bojkotin komisionin, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet procesit

15:28 / November 9, 2026

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.