Lefter Maliqi mban aktualisht detyrën e zv./ drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve. Por nëse shkon deri në fund plani i PD për djegien e mandateve të saj, Lefter Maliqi pritet që të bëhet deputet. Ai është i dyti direkt pas Astrit Veliajt.
Në vitin 2017 ai ishte në listat e PD si kandidat, por jo në listën fituese. Për këtë arsye, ai u largua nga PD duke kaluar sërish me PS, raporton tirananews.al. Si shpërblim për rezultatin e arritur në zgjedhjet vendore në Berat ku Maliqi ndihmoi jo pak, Rama e emëroi zv. Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve. / tirananews.al
