Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sa ditë mbijeton COVID-19 në veshjet tona dhe cilat pëlhura e transmetojmë më lehtë virusin

10:38 / February 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rroba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim i publikuar sëfundmi nga shkencëtarët anglezë bën të ditur se janë zbuluar viruse të ngjashëm me llojin që shkakton Covid-19, që mund të mbijetojnë në pëlhura të veshura deri në tre ditë.

Një studim nga Universiteti De Montfort në Leicester testoi modele të koronavirusit në poliestër, polikoton dhe 100% pambuk.

Rezultatet sugjeruan se poliesteri paraqiste rrezikun më të lartë se sa dy llojet e tjera të pëlhurave.

Mikrobiologu Dr Katie Laird, i cili drejtoi studimin, tha se materialet, të përdorura zakonisht në uniformat e kujdesit shëndetësor, përbënin një rrezik transmetimi.

Rezultatet treguan se poliesteri paraqiste rrezikun më të lartë të transmetimit, me virusin akoma të pranishëm pas tre ditësh dhe me aftësinë për tu transferuar në sipërfaqe të tjera.

Në pambuk 100%, virusi zgjati për 24 orë, ndërsa në polikoton, virusi mbijetoi vetëm për gjashtë orë.

“Kur filloi pandemia për herë të parë, kishte shumë pak informacion se sa kohë koronavirusi mund të mbijetonte në tekstile,” tha Dr Laird, i cili është kreu i grupit të universitetit për kërkimin e sëmundjeve infektive në DMU.

“Gjetjet tona tregojnë se tre prej tekstileve më të përdorura në kujdesin shëndetësor paraqesin rrezik për transmetimin e virusit.

Nëse infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor marrin uniformat e tyre në shtëpi, ata mund të lënë gjurmë të virusit në sipërfaqe të tjera.”, shtoi Lard.

Studimi gjithashtu shqyrtoi metodën më të besueshme të larjes për heqjen e virusit nga pëlhura 100% pambuk.

Vetëm kur u përdor detergjent dhe temperatura u rrit në mbi 67 ° C, virusi u eleminua plotësisht.

Studimi zbuloi se nuk kishte rrezik të ndotjes së kryqëzuar kur sendet e pastra laheshin me ato që kishin gjurmë të virusit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.