Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbushet pavioni Covid në spitalin e Durrësit, të zënë 57 nga 70 shtretër

20:57 / February 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitali durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas situatës së rënduar në spitalet Covid, në Durrës u hap një pavion për kurimin e të prekurve nga virusi vdekjeprurës. Drejtoresha e Spitalit të Durrësit, Nadire Jani, ka folur për kapacitetet e ezauruara në pavionin e covid, teksa ka theksuar se janë mbushur 57 të tillë. Jani është shprehur se rastet kanë qenë në rritje dhe që nga data 15 shkurt spitali ka pasur përditë të shtruar me Covid-19. Më tej ajo ka theksuar se rastet ekstreme që janë dërguar pacientët në Tiranë, kanë qenë vetëm dy.

Si do të veprohet duke qenë se kapacitetet u ezauruan dhe me sa kam informacion ka vetëm dy shtretër të lirë apo jo?

Më vjen keq por më duhet t’ju korrigjoj në disa gjëra dhe nuk e di se ku i keni marrë këto të dhëna. Spitali i Durrësit ka vërtetë 70 shtretër por absolutisht nuk është e vërtetë që janë ezauruar shtretërit.

Sa shtretër janë bosh?

Tani janë 57 të shtruar në spitalin e Durrësit, është një numër i konfirmuar dhe që ne e raportojmë ditë për ditë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përveç 57 shtretërve që janë të zënë me pacientë covid, ka edhe tre shtretër në Reaminacionin Qendror të spitalit. Janë 5 shtretër që kemi për Covid-19 sepse kemi edhe 3 shtretër të tjerë që i kemi lënë për probleme të tjera që mund të ketë spitali.

Pra është gati 70% në spital dhe 50 në reaminacion. Numrat janë gjithmonë në rritje dhe që nga data 15 që Spitali i Durrësit u lançua si spital covid, kemi patur ditë për ditë të shtruar pozitivë. Nuk është se nuk kemi pasur të dyshuar me covid apo post-covid, pra që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor ose trajtim me oksigjen.

Pra spitali ka qenë gjithmonë nën ndikimin e pacientëve që kanë pasur nevojë për t’u ndjekur në spital. Përveç rasteve ekstreme që i kemi dërguar edhe në Tiranë, nga data 15 ne kemi dërguar vetëm 2 raste në Tiranë. Kemi reaminator që ndjekin rastet në Reaminacion, kemi mjekët infeksionist, mjekët e urgjencës, dhe dua të them që punohet me një përgjegjshmëri goxha të madhe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.