Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i ka bërë një ftesë të papritur live në emision, kreut të Bindjes Demokratike, Astrit Patozit.
Ish-deputeti e fton atë,që t’i bashkohet partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.
Patozi tha se nuk ka punë me ta dhe nuk pranon të futet në sqetullën e Bashës.
Pjesë nga intervista në Open
Bylykbashi: Ne jemi koalicion i madh kundër Ramës.
Patozi: Dhe unë kundër Ramës jam.
Bylykbashi: Nuk e di sa do ndikosh në këtë ndryshim të madh që thua, nuk besoj se ke aq forcë. Je i ftuar të na bashkohesh ne.
Patozi: Pse duhet t’ju bashkohem juve?
Bylykbashi: Mund ta provosh.
Patozi: Ju thoni hajdeni futu në sqetullën e Bashës. Nuk kam asnjë punë me ju jam kundër Edi Ramës.
Bylykbashi: Nuk po të detyroj. Vendimi është i yti jo i joni. Nuk jam këtu që të bëj debat me ju.
Patozi: Oerd nuk më impresionon. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam ndërmend që të bashkëpunoj ndonjëherë me PS-në, ndërsa zotëria që kam përballë ka pasur, bashkëpunim dhe flirte madje, kanë bërë marrëveshje të pista.
