Detaje të reja dalin në dritë lidhur me ekzekutimin e një 66-vjeccari në qendër të Tiranës.
Mësohet se Behar Sulo Sofia nga Lapardhaja e Beratit është qëlluar me armë zjarri silenciator, ndërkohë më herët bizneseve të tij pranë zonës së stadiumit Dinamo në Tiranë i është vendosur spesh shpesh eksploziv si paralajmërim.
Megjithatë ai është një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.
Sofia u arrestua së bashku me Abdulselam Turgut disa vite më parë për trafikun e dhjetëra kilogramëve drogë nga Turqia në Shqipëri.
Ndër të tjera kujtojmë se 66 vjeçari në gusht të vitit 2009 ka qenë një ndër emrat e përfshirë në ngjarjen e Durrësit ku u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.
