Albana Fico, drejtoresha e ISHP-së tha gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve se po preken gjithnjë e më shumë moshat e reja dhe pse incidenca dy javore COVID-19 ka tendencë ulje.
“Pozitiviteti mbetet i qëndrueshëm. Incidenca dy javore dhe pse mbetemi në një transmetim komunitar të gjerë, sipas gjetjeve të ISHP ka një tendencë ulje. Ajo që dua të sjellë në vemendje ka qenë që në mosha ka ndryshime dinamike. Prekja e këtyre moshave ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë vetëm nëse do të jemi shumë të kujdesshëm jo vetëm em implementimin e masave të thjeshta, siç janë distancimi fizik. largja e duarve dhe higjiena personale. Në këtë moment nuk mund të na vetëkënaqë po duhet të vijojmë pa diskutim me zbatimin e masave. Dua të apeloj te qytetarët dhe si mjeke që nëse keni shenja të COVID 19 ju lutem drejtohuni mjekut të familjes. Nëse rasti është i rëndë drejtohuni te 127”, tha Fico mes të tjerash.
