Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mësimi “online”, Kushi: Vetëm në gjimnazet e qyteteve me risk të lartë

13:03 / February 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nxenes shkolle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke shpërndarë një album fotosh gjatë zhvillimit të mësimit në klasë nga shkolla të ndryshme, ministrja e Arsimit Evis Kushi bën apel për të fortë për ruajtjen e rigorozitetit dhe motivimit për mësimin “online” në shkollat e mesme të qyteteve me risk të lartë.

Fillimisht, Ministrja Evis Kushi falënderon çdo nxënës e mësues për respektimin e masave anti-COVID, si dhe çdo prind për durimin dhe mirëkuptimin e reflektuar deri më tani.

Ajo ka edhe një mesazh për shkollat e mesme të qyteteve me risk të lartë, të cilat do të vazhdojnë mësimin “online”:

“Nisur edhe nga sugjerimi më i fundit i Komitetit Teknik të Ekspertëve për mbajtjen në fuqi të masave të dy javëve të fundit, ku shkollat e mesme në qytetet me risk të lartë do të vazhdojnë mësimin “online”, bëj thirrje që të gjithë të jemi sa më rigorozë dhe të motivuar për të ndjekur siç duhet procesin mësimor nëpërmjet kanaleve të ndryshme, si: “RTSH Shkollë”, platforma “Akademi.al” dhe adresa “Youtube” e MASR” – shprehet Ministrja Kushi.

Në fund, ajo bën apel të fortë për secilin rreth respektimit të masave anti-COVID:

“Kohët e vështira kërkojnë detyrimisht sakrifica të mëdha! Mbi të gjitha, angazhim maksimal dhe përgjegjësi të shtuar qytetare! Prandaj, ju lutem të gjithëve, të vazhdojmë të jemi shumë vigjilentë e të kujdesshëm në respektimin e masave anti-COVID, si mënyra e duhur për të përballuar dhe kapërcyer me sukses situatën e vështirë që po kalojmë. Bashkë ia dalim!” – mbyll publikimin e saj, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Evis Kushi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.