Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

’Shoqja’ e saj këshilltare në Gjykatën e Lartë se liroi djalin e deputetit”, babai i gjyqtares Enkeleida Hoxha: Vajza ime viktimë e politikës

13:35 / February 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
babai i gjyqtares 4 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KLGJ shtyu sërish seancën për shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha teksa i pranishëm ishte dhe i ati i saj i cili deklaroi se vajza e tij është viktimë e politikës.

Sipas tij, duhet të hetohen ato çka bëhen nëpër burgje dhe mos të mbulohen vendimet e tyre.

“Shkaktoi dy vdekje në Durrës dhe në Vlorë. Kush i dha paratë?! Pse e lanë deri në atë shkallë. Admir Tafili u hoq nga Peqini dhe u çua Fushë-Krujë e më pas në Laç dhe më pas në shtëpi. Aty la të vdekur dy viktima në mes të ditës me diell. Vajza ime është nga më punëtorët, më e përkushtuar. I ka lënë dy fëmijë në shtëpi që nuk e kanë parë në mëngjes kur zgjohen apo kur erdhi nga puna pasdite. Kështu është situata e saj. Është presion! Është viktimë nga politika. Dhe përse?! Si ka mundësi që ti kryeministër betohesh me një gjyqtar se o do ta lësh në klasë duke mos marrë vettingu, ç’të duhet ty të mbërrish në këto? Ajo e la në burg djalin e deputetit se i takonte. Gjyqtarja që e liroi nga burgu atë, vetëm dy muaj burg, ajo dhe apeli një gjuhë, atëherë si ka mundësi që të ndërhysh ti dhe të thuash; do i gatisim këtu? Shoqja e saj ku është do thoni ju?! Është këshilltare në Gjykatën e Lartë, ja kush është skena juaj; ineresaxhiu dhe presionet. Po tjetra?! Tjetra vajti anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Urdhëro se kush i ka bërë skemat dhe kush i ka filmuar. Unë ju them kështu ju vëllezër e motra, hyni në problemin e burgjeve me qëlizëm, do shihni se çfarë është bërë atje. Me një anë thonë se kanë bërë dhe nga ana tjetër rrinë e flenë. Po si ka mundësi që ai vendim nuk analizohet. Hyni me themel një 3-mujorsh tek Burgjet. Mos t’i hedh lavando inspektorit i lartë të drejtësisë jetës së burgjeve të atyre që vuajnë se nuk kanë njerëz dhe atyre pelivanëve që bredhin me lloj-lloj firmash dhe që ikin me makinat e tyre. Unë erdha që të jepet një vendim i arsyeshëm, ose dënim shtëpiak, por nuk u realizua dhe mbetemi në dyshim se do të realizohet. Nuk shpëtojnë nga presioni politik, gjyqtarët, prokurorët.”, tha babai i gjyqtares, që edhe këtë herë shoqërohej nga mbesa e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026

Tiranë/ Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Komunën e Parisit një javë më parë, arrestohet autori

09:49 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.