Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

21 vite burg për autorin, prindërit e Indrit Çelaj: Duam dënim maksimal, të jepet vendim i drejtë

13:41 / February 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
indrit celaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prindërit e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, teknikut të kondicionerëve që u vra më 22 gusht 2019 kërkojnë drejtësi. Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës dha pretencën për Griseldo Kusin, autorin e vrasjes duke kërkuar 21 vjet burgim, prindërit e Indrit Çelaj kanë kërkuar dënim maksimal.

Ata deklarojnë se nuk janë thirrur nga policia e prokuroria dhe s’e nuk kanë besim tek shteti dhe drejtësia.
“Autori s’mund të marrë 21 vite burg. Duam dënim maksimal. Krimin kanë dashur ta fshehin. Nuk na kanë thirrur policia e prokuroria. E kundërshtuam gjykimin e shkurtuar. Të jepet vendim i drejte ose nuk e pranojmë. S’kemi besim te shteti dhe drejtësia. Deri në Hagë do ta ndjekim çështjen”, kanë deklaruar ata.

26-vjeçari Indrit Çelaj u vra me armë zjarri mesditën e 22 gushtit 2019 në banesën e vëllezërve Kusi në rrugën “Myslim Shyri” në kryeqytet, pas debatit për vrimën ku do të shkarkohej kondicioneri. Griseldo Kusi u vetëdorëzua në polici më 12 nëntor 2019. Një muaj më vonë u dorëzua edhe vëllai i tij Albano Kusi, i cili u lirua në prill të 2020 pasi Gjykata e Apelit Tiranë, vendosi të zbusë masën e sigurisë ndaj tij duke vendosur “arrest shtëpie”.
Griseldo Kusi përfiton ulje të një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026

Tiranë/ Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Komunën e Parisit një javë më parë, arrestohet autori

09:49 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.