Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Evropianët heshtin pas mesazhit të presidentit Trump për ISIS-in

16:02 / February 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleatët europianë kanë ofruar një përgjigje të heshtur ndaj kërkesës së Presidentit Trump që ata të marrin mbrapsht qytetarët e tyre të kapur duke luftuar për Shtetin Islamik në Siri. Presidenti tha se grupi terrorist është në prag të humbjes – megjithëse siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë – shumë analistë janë të shqetësuar se Shteti Islamik mbetet i aftë për të kryer sulme.

trump

Shteti Islamik dikur kontrollonte mbi 100,000 kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë njerëz. Tani grupi terrorist është reduktuar në një rajon të vogël brenda qytetit Baghuz – nën sulme të ashpra nga Forcat Demokratike Siriane që mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump shkroi të dielën në Twitter se “Kalifati është gati të bjerë”.

Por aleatët e mbledhur në Konferencën e Sigurisë të Mynihut këtë fundjavë nuk ishin aq të sigurt.

“Ka territore që janë çliruar, por ISIS-i apo terrorizmi ende nuk është mposhtur, sepse ideologjia vazhdon të jetë, njerëzit janë ende atje dhe shkaqet e rekrutimt mbeten njëlloj”, thotë ministri i Jashtëm i Katarit.

Eksperti i radikalizimit Peter Neumann thotë se Shteti Islamik ende ka mijëra luftëtarë.

“Jo të gjithë janë në ato territore që po merren. Shumë prej tyre janë fshehur. Ata janë në Mosul, në Raka, ata janë duke pritur për t’u kthyer”, thotë profesori Meumann.

Presidenti Trump shkroi se Evropa duhet të marrë mbrapsht mbi 800 luftëtarë të Shtetit Islamik të kapur në Siri – ose përndryshe Shtetet e Bashkuara mund të detyrohen t’i lirojnë dhe kjo do të bënte që ata të “depërtonin në Evropë”, tha presidenti. Aleatët duhet ta marrin parasysh mirë mesazhin, i tha Zërit të Amerikës ish-kongresmeni republikan Darell Issa.

“Në të kaluarën evropianët kanë kërkuar që ne të lirojmë luftëtarët që kemi mbajtur në Guantanamo, duke mos i mbajtur përgjegjëse këto vende. Dhe si rezultat, ata janë kthyer në fushën e betejës, ose kanë kryer terrorizëm në vendet e tyre. Evropianët shpresoj kanë mësuar nga kjo dhe janë të përgatitur t’i marrin këta luftëtarë dhe t’i mbajnë ata përgjegjës”, thotë ish kongresmeni republikan.

Analisti Neumann është dakort.

“Duhet të ekzistojë një parim i thjeshtë, sipas të cilit çdo vend duhet të kujdeset dhe të marrë përgjegjësinë për qytetarët e vet”.

Por, mesazhi i presidentit Trump në Twitter është i pasjellshëm ndaj aleatëve, argumenton analisti i sigurisë Karin von Hippel.

“Ky është një problem i zakonshëm, një sfidë e zakonshme. Shteti Islamik ka të ngjarë të sulmojë po aq sa evropianët, edhe amerikanët ose asetet amerikane në vendet evropiane”.

Shumica e liderëve evropianë deri tani nuk i janë përgjigjur mesazheve të presidentit Trump në Twitter.

Presidenti nuk ishte i pranishëm në konferencë. Por mesazhet e tij në Twitter kanë dominuar bisedat dhe kanë përqëndruar mendjen e të pranishmëve në pyetjen nëse Shtetit Islamik vërtetë është mposhtur – apo do të kthehet edhe një herë si një kërcënim për botën.

VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koreja e Jugut shndërrohet në ferr për ish-trajnerin, kërcënohet me vdekje, i ndalohet hyrja edhe nëpër kafene

22:19 / July 1, 2026

Hyrje të reja në Eurovision, festivalit të muzikës europiane i bashkohet dhe Kanadaja nga viti 2027

22:00 / July 1, 2026

SHBA firmos marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së përhershme në Jerusalem

21:19 / July 1, 2026

Zjarri përfshin pallatin me mbi 200 banorë në Belgjikë, të paktën pesë të vdekur

14:37 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.