Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pandemia, Thano: Rama-Basha të paaftë! Premtimet e PD? Robert Aliaj: Unë që jam piktor…

22:36 / February 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thano aliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Adrian Thano fajësoi shumicën dhe opozitën, që në kushtet e mungesës së humanizmit të botës dështuan të gjenin solidaritet brenda vetes për arritjen e një strategjie të përbashkët për të përballuar situatën nga koronavirusi.

Drejtuesi i emisionit “As pro, as kundër” Robert Aliaj teksa komentoi premtimet e Lulzim Bashës, replikoi me përfaqësuesen e PD-së në studio  Liljana Ramasaço, e cila tha se kryedemokrati propozoi planin me 5 pika për krizën, që qeveria e refuzoi.

Pjesë nga debati në studio

Adrian Thano: Do ishte mirë që duke qenë se jemi në një situatë të tillë përballë kësaj situate jo humaniste të botës ndaj ndesh do të ishte mirë të gjenim pak solidaritet brenda vetes, por për fat të keq si opozita dhe qeveria treguan se janë të paafta për arritjen e një strategjie të përbashkët edhe në këtë temë e cila ka të bëjë me shëndetin e të gjithëve edhe me shëndetin e tyre, edhe pse ata jetojnë në pallate dhe populli në kasolle.

Ata zgjodhën teatrin e konfliktit politik. Argumentet e opozitës janë të drejta, por edhe nëse do të ndryshonin rolet dhe do ishte në qeveri sikur ka qenë më parë kjo opozitë, jam i bindur që retorika do të ishte e njëjtë, jam 100% i bindur.

Liljana Ramasaço: Zoti Basha ka propozuar një plan me 5 pika, futja në lojë e mjekut të familjes, do të mundësonte që shumica e njerëzve ta kalonin me lehtë këtë epidemi.

Robert Aliaj: Konkretisht, se premtimet e Bashës janë tmerrësisht të ekzagjeruara, unë që nuk merrem me politikë fare i kam dhënë pak kohë vetes ta ndjek se më duhet për këto debatet dhe shoh që ka jashtëzakonisht shumë flluskë, thotë gjëra të ekzagjëruara, që unë si piktor e di shumë mirë që po erdhi në pushtet nuk bën dot gjë. Se nuk bëhen dot.

Liljana Ramasaço: I ka thënë konkrete, nuk i ka thënë fare të ekzagjëruara.

Robert Aliaj: Konkrete i themi të gjithë edhe kur të marrim pushtetin, edhe Hitleri e mori pushtetin me fjalime konkrete, por e mori pushtetin dhe bëri atë që bëri.

pandemia Thano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.