Policia e Tiranës bën të ditur se dega e OSHEE në qendër të kryeqytetit është grabitur nga një person, i cili ka mundur të marrë vetëm një shumë prej dy mijë lekësh të reja.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri, dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit.
