Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Berat dhe diskutimeve që p[o zhvillon me qytetarët u ndal edhe tek vlerësimi i Ardian Dvoranit nga SHBA si një nga 12 gjyqtarët e spikatur antikorrupsion. Sipas Ramës dihet nga të gjithë së Dvorani u njoh në publikun e gjerë pas përplasjeve me Presidentin Ilir Meta për Gjykatën Kushtetuese.
“Ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e politikës me vendimin për të vlerësuar me çmimin e veçantë të SHBA të gjyqtarit, që dihet se me kë është përplasur, është shumë domethënëse. Nëse sot themi a kemi drejtësinë që duhet, jo, por cila është pyetja që duhet të bëjmë, është a kemi hedhur bazat, po dhe duhet bërë me durim të madh me drejtësinë e re. Qeveria, ka në dorë ta mbështesë ose ta pengojë dhe kush mund ta mbështesë drejtësinë, kjo është shumë e qartë ashtu sikurse është e qartë se kush e pengon”, tha Rama.
“Apo vendimi i Sekretarit të Shteti për të vlerësuar me çmimin e nderit të SHBA, një gjykatës shqiptarë. Ardian Dvorani. Dhe dihet se me kë është përplasur është shumë domethënëse. Ne se kemi drejtësinë që duhet por ne kemi hedhur bazat. Dhe a është zgjedhja kjo, me durim të ndërtojmë sistemin e ri? Kush mund ta mbështesë Drejtësinë. Kjo është shumë e qartë” ka thënë Rama.
“Korrupsioni po luftohet duke reformuar dhe ndryshuar sistemet brenda sistemit të madh të shtetit. Por nuk janë në ato nivele që të de-faktorizohet kudo. Do vazhdojmë forcimin apo të kthehemi mbrapa?” ka thënë Rama.
