Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me nje biznes ne Durres per te prezantuar programin per energjine.
Basha tha në fjalën e tij se do të taksojë importin dhe do të ndihmojë eksportin e energjisë. Taskë zero u shpreh ai mbi lëndët e para për prodhimet shqiptare.
“Subvencionojmë instalimet e paneleve diellore. Shteti duhet të të lutet që sjell energji të rinovueshme.Nuk do të keni nevojë të paraqiteni tek OSHEE. Energjia e prodhuar nga panelet diellore, do të shitet menjëherë. Lidhja me rrjetin e shpërndarjes, në mënyrë automatike. Do të thjeshtojmë të gjitha burokracitë. Energjia, prioritet prej dekadash.
Ai tha më tej se energjia në Shqipëri, në kolaps nga korrupsioni dhe monopolet duke u shprehur se vendi ka ngelur në vendnumëro me Ramën.
“Eleminimi i lejeve dhe burokracive, hapi i parë. Hapi i dytë, subvencionimi i energjisë diellore. Energjinë nga uji do ta eksportojmë. Efekti i parë, ulja e çmimit për konsumatorin. Produktin shqiptar dua ta shoh nga Finlanda në Spanjë. Dua të të shoh të punosh, të prodhosh, të eksportosh. Fillimi i negociatave me BE do të sjellë shumë stimul për ju”, tha më tej ai duke u shprehur se energjia e rinovueshme është në interes të shtetit.
