Rruga e Kombit u përgjak sërish mbrëmjen e të premtes teksa humbi jetën një 30-vjeçar si pasojë e përplasjes së mjetit të tij me një trajler.
Ngjarja ndodhi në afërsi të Rrëshenit dhe përplasja ka qenë tepër e fortë. Trupi i të riut qëndroi për 30 minuta në mjetin e shkatërruar. Mësohet se ai është Armand Xhaferri (Gjoka), 30 vjeç.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave nga ana e Policisë.
Janë shoqëruar drejtuesit e dy mjeteve të tjera që u përfshinë në aksident.

