Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Covid-19/ Forcat e Armatosura do të angazhohen në vaksinimin masiv të popullsisë

12:51 / February 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksinim 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekët dhe infermierët në uniformë, përfshirë logjistikën e Forcave të Armatosura do të angazhohen për vaksinimin masiv të popullsisë kundër Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga qyteti i Korçës, ku nisi vaksinimi për personelin shëndetësor të këtij qarku.
Plani dhe synimi i qeverisë për të vaksinuar të gjithë popullsinë brenda 14 muajve, sipas ministrit Peleshi ngarkon me përgjegjësi çdo institucion që ka mundësi të kontribuojë për arritjen e këtij objektivi.

“Kemi sinjale shumë të forta siç e ka përcjellë edhe Kryeministri që Shqipëria do të jetë një nga vendet e para në rajon shpresoj, që do ta sigurojë vaksinimin masiv, që do të sigurojë vaksina për të gjithë popullsinë. Kjo na vë ne në pozitën, kur them ne, të gjitha institucionet që kanë mundësi të japin një dorë në procesin e vaksinimit dhe këtu po flas tani për Forcat e Armatosura, për Ministrinë e Mbrojtjes, na vendos në përgjegjësinë dhe nevojën për të angazhuar të gjitha burimet tona. Forcat e Armatosura do të jenë në funksion të vaksinimit intensiv, masiv. Ne kemi brenda strukturës sonë rreth 100 infermierë, por kemi shumë logjistikë, kemi shumë qendra që mund t’i hapim në çdo bashki, në çdo qytezë, apo fshatra të mëdha në rast se do të gjykohet të ngrihet një sistem i tillë, kemi personel mjekësor, jo vetëm infermierë, edhe mjekë, kemi mjete transporti, kemi shumë logjistikë që do të jetë e gjitha në funksion të vaksinimit intensiv.”- deklaroi ministri Peleshi.

Ministri Peleshi bashkë me deputetin Ilir Pendavinji dhe shefen e Departamentit të Epidemiolgojisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Tiranë Dr. Silva Bino, ndoqën nga afër nisjen e procesit të vaksinimit të personelit shëndetësor të qarkut të Korçës.
Dr. Silva Bino bëri të ditur se brenda 2 ditësh synohet të vaksinohen rreth 500 mjekë, infermierë, stomatologë dhe personel shëndetësor ndihmës në të gjithë qarkun e Korçës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026

Tiranë/ Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Komunën e Parisit një javë më parë, arrestohet autori

09:49 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.