Kryeministri Rama ka replikuar me një nga komentuesit në rrjetet e tij sociale në lidhje me të ardhurat si qeveritar. Qytetari i drejtohet Ramës me pyetjen se si i ka bërë 1 miliardë lekë nga rroga si qeveritar.
Rama i është përgjigjur komentuesit se nuk ka aq para, por këto akuza vijnë si pasojë e budallallëqeve që shkruhen ligësisht. Në komentin e tij kryeministri ka sqaruar se pasuria e tij dhe familjes verifikohet qindarkë për qindarkë.
“Unë nuk kam bërë 1 miliardë lekë o të marrsha të keqen, po kështu është kur disa shkruajnë budallallëqe ligësisht e të tjerë bien pre e budallallëqeve marrëzisht! Që ta marrësh vesh ti e kushdo që e ka ngrenë këtë budallallëk, pasuria e familjes time verifikohet qindarkë për qindarkë nga Inspektoriati Kombëtar përkatës, njësoj siç bëhet me Vetingun e gjykatësve e të prokurorëve, e nuk ka qindarkë të pajustifikueshme që i shpëton verifikimit! Kështu që gjej ndonjë arsye tjetër për të akuzuar apo përqeshur, po jo ketë se është shumë qesharake” shkruan Rama.

