Bëri jo pak bujë ngjarja e lirimit të një trafikanti në Kukës, që ishte dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg. Naser Gashi u lirua për mosveprime dhe veprime të policëve.
Ferdinand Gjeta me detyrë Drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Kukës, u akuzua se nuk bëri detyrën, por vetëm këtë të hënë Gjykata e Krimeve të Rënda e liroi nga masa e sigurisë “detyrim paraqitje” pasi nuk ka pasur prova për shpërdorim detyre.
I dyshuar për të njëjtën vepër është edhe shefi e Komisariatit të Kukësit, Agim Basha, i cili është shpallur në kërkim. Ai akuzohet se nëpërmjet korrupsionit, falsifikimit ose shpërdorimit të detyrës ka lejuar lirimin e Gashit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
