Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Behar Sofia u ekzekutua në mes të Tiranës, policia “në sitë” 50 kamera në zonë

17:43 / February 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
behar sofia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 50 kamera sigurie që pritet të hedhin dritë mbi identifikimi e autorit të vrasjes së 66-vjeçarit Behar Sofia.

Ngjarja ndodhur mëngjesin e 25 shkurtit në qendër të Tiranës. Sekuestrimi i tyre është bërë përgjatë disa zonave të ndryshme nga mendohet të jenë larguar atentatorët, si përgjatë bulevardit, në zonën e liqenit drejt Komunës së Parisit, në rrugën e Elbasanit, e deri në zonën e Brrylit.

Edhe pse hetuesit nuk e kanë identifikuar autorin, kanë një identikit të tij. Ai dyshohet të jetë rreth 35 vjeç.

Disa kamera sigurie kanë fiksuar momentin kur përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe nëpër disa rrugica te rruga e Elbasanit e më tej në zonën e Liqenit, atentatori largohet me një biçikletë. Më pas, për të humbur gjurmët, mendohet të jetë ndihmuar nga të tjerë persona me një automjet.

Gjatë dy ditëve të fundit, uniformat blu kanë kryer kontrolle në disa banesa pranë zonës së liqenit, ku mendohej se fshiheshin autorët, por pa pasur asnjë rezultat. Në polici janë shoqëruar vetëm familjarë të viktimës. Ndërsa burime pranë grupit hetimor sqaruan për ABC se në vendngjarje kanë siguruar disa prova të rëndësishme që mund t’i çojnë ata drejt identifikimit të atentatorit.

Behar Sofia u qëllua me 2 plumba pranë piramidës dhe ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës. Sipas familjarëve, 66 vjeçari kishte dalë për të blerë disa ilaçe, për shkak se kishte pak ditë që kishte kaluar Covid-in.

Ndërsa pista kryesore për hetuesit vijon të jetë ajo e prishjes së pazareve në trafikun e drogës, për shkak të të kaluarës së tij e të vëllait.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026

Tiranë/ Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Komunën e Parisit një javë më parë, arrestohet autori

09:49 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.