Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ekzekutimi në mes të Tiranës i Behar Sofisë, vihen “në sitë” 50 kamera sigurie

18:35 / February 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 603bd04e88cf3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 50 kamera sigurie të sekuestruara nga Policia e Tiranës pritet të hedhin dritë mbi identifikimin e autorëve që morën pjesë në vrasjen e 66-vjeçarit Behar Sofia.Sekuestrimi i tyre është bërë përgjatë disa zonave të ndryshme nga mendohet të jenë larguar atentatorët.Edhe pse hetuesit nuk e kanë identifikuar autorin, kanë një identikit të tij. Ai dyshohet të jetë rreth 35 vjeç.

Disa kamera sigurie kanë fiksuar momentin kur përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe nëpër disa rrugica te rruga e Elbasanit e më tej në zonën e Liqenit, atentatori largohet me një biçikletë. Më pas, për të humbur gjurmët, mendohet të jetë ndihmuar nga të tjerë persona me një automjet.

Gjatë dy ditëve të fundit, uniformat blu kanë kryer kontrolle në disa banesa pranë zonës së liqenit, ku mendohej se fshiheshin autorët, por pa pasur asnjë rezultat. Në polici janë shoqëruar vetëm familjarë të viktimës. Ndërsa burime pranë grupit hetimor sqaruan për ABC News se në vendngjarje kanë siguruar disa prova të rëndësishme që mund t’i çojnë ata drejt identifikimit të atentatorit.

Behar Sofia u qëllua me 2 plumba pranë piramidës dhe ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës. Sipas familjarëve, 66 vjeçari kishte dalë për të blerë disa ilaçe, për shkak se kishte pak ditë që kishte kaluar Covid-in.

Ndërsa pista kryesore për hetuesit vijon të jetë ajo e prishjes së pazareve në trafikun e drogës, për shkak të të kaluarës së tij e të vëllait. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.