Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Media turke: Në Shqipëri “po lulëzojnë” ndërhyrjet kozmetike, por shumë sallone janë pa standarde

21:58 / March 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OPERACION
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stresi pandemik, përqendrimi në fytyra gjatë bisedave video dhe komoditeti i fshehjes nën një maskë kanë nxitur një bum të kirurgjisë kozmetike në Shqipëri, por operatorët mashtrues po vënë disa pacientë në rrezik.

Mjekët të enjten thanë që rritja është nxitur nga kërkesa e grave kryesisht të reja.

Por në një vend ku ekonomia joformale është e gjerë, shumë pacientë po joshen në qendra joprofesionale dhe të pajisura keq, të cilët po reklamojnë çmime të lira.

Sallone të reja po shfaqen çdo ditë me oferta për një sërë trajtimesh pa aprovim ose mbikëqyrje mjekësore, tha Dr Monika Fida, një profesore në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Reklamuar në mediat sociale, ofertat me kosto të ulët janë tërheqëse në një vend ku pagat mesatare mujore janë rreth 500 dollarë.

Këto sallone “përdorin pajisje që duhet të trajtohen vetëm nga specialistë dhe mjekë të licencuar”, tha Dr Brunilda Bardhi, e cila është e specializuar në trajtimet me lazer dhe mezoterapi që forcojnë lëkurën.

Sipas sondazheve në terren të kryera nga një shoqatë e mjekëve të dermatologjisë dhe kozmetikës, rreth 70 sallone në Tiranë kanë pajisje lazer që operohen nga personel i pakualifikuar.

Sektori i kozmetikës në Shqipëri supozohet të rregullohet nga një ligj i vitit 2017, por mjekët thonë se ai është shumë i paqartë, duke mos pasur specifikë se kush mund të kryejë cilat trajtime dhe me cilat produkte dhe pajisje.

Duhet të ketë “një kornizë rregullatore të rreptë ku të gjitha procedurat profesionale dhe të gjitha lidhjet në këtë zinxhir janë të detajuara qartë,” i tha AFP presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, Dr Fatmir Brahimaj.

Burimi: TRT

Media turke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.