Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha me biznesin në Tiranë: Qeveria ju ka lënë vetëm, me votën tuaj kjo do të ndryshojë

09:59 / March 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së Lulzim Basha, nisi turin e takimeve me qytetarë e biznese në Njësinë Administrative nr.4. Gjatë bisedave me qytetarët e kësaj njësie, Basha iu tregoi bizneseve dhe qytetarëve planin e tij qeverisës pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Bizneset dhe qytetarët i thanë kryetarit të PD se situata ekonomike është shumë e vështirë dhe se biznesi po kalon ditë shumë të rënda.

Qytetarja: Me një pension vetëm në këtë periudhë është e tmerrshme. Unë kalova dhe COVIDIN, e kalova shumë rëndë. Nuk pranova të shkoj në spital, se thashë më mirë po vdes në shtëpi.
Lulzim Basha: Sa të shkoi fatura në shtëpi?
Qytetarja: Po më shkoi 1.800.000 mijë lekë, po.
Lulzim Basha: 1.800,000?!
Qytetarja: Dhe ku i kam marrë, si i kam marrë. Mirë që e kalova, faleminderit Zotit, por tani nuk më zë gjumi natën se ku do t’i marrë që t’i laj.
Lulzim Basha: Borxhin?
Qytetarja: Borxhin që kam marrë. Kjo është.
Lulzim Basha: Është një situatë shumë e rëndë, dyfish e rëndë. Pandemia ka dal jashtë kontrollit komplet, se nuk u mor asnjë masë. As testime, as gjurmim, as izolim.
Bizneset i thanë kreut të opozitës se njerëzit nuk kanë mundësi më të blejnë dhe për pasojë ka rënë xhiroja në maksimum. Madje ata thanë se edhe me lista nuk po japin dot më se nuk kanë mundësi pasi qytetarët nuk i shlyejnë dot detyrimet.

Lulzim Basha: I vetëpunësuar je?
Qytetari: Po i vetëpunësuar.
Lulzim Basha: Biznes yt?
Qytetari: Po!
Lulzim Basha: Sa kohë ke?
Qytetari: Po ne kemi shumë vite këtu. Shumë vite. Vështirësi nga më të ndryshmet. Kjo zonë ka qenë, investimi i vetëm ka qenë kjo rruga që është bërë në mandatin tuaj të fundit.

Lulzim Basha: Po, projekti i rehabilitimit në të gjithë zonën.
Qytetari: Ka që 20 vite me një fjalë që nuk ishte prekur fare. Kjo sikur i dha një çik kështu…
Lulzim Basha: Gjendja ekonomike copë-copë? Me lista je besoj, apo jo?
Qytetari: Me lista pak se edhe ne s’kemi mundësi të japim më, se…
Lulzim Basha: S’ke mundësi më?!

Qytetari: S’kemi mundësi. Edhe tjerët për shembull kur marrin çdo gjë duhet me lekë në dorë. Dhe çdo gjë vjen duke u shtrënguar.
Lulzim Basha: Ka rёnё pandemi mbi pandemi. 8 vjet kriza ekonomike pas andej pandemia, pastaj paratë qё kanё harxhuar pёr tё kuruar tё afёrmin dhe kudo qё shkoj nёpёr ushqimore, nё dyqane buke mё thonë njerëzit s’kanё mё as me ble ushqimet e ditёs. Problemi kryesor ёshtё qё qeveria qё e ka detyrë kryesore tё ndihmojë njerëzit nё koha tё tilla i ka lёnё vetёm tё gjithё. Ka lёnё vetёm familjarët, ka lёnё vetёm pacientёt, ka lёnё vetёm bizneset, biznesin e vogël, ka lёnё vetёm biznesin prodhues dhe gjithё paratë e taksave tuaja qё keni prej ditёs sё parё qё keni hap biznesin ti dhe gjithё kolegёt tuaj me gjoba, me fatura, me gjithçka, biznesi i madh, tё gjitha paratë i kanё marrё i kanё çuar nё xhepat e 10 oligarkëve. Tani unё tё garantoj qё më 25 prill me votёn tuaj kjo do tё ndryshojё. Sepse ta dini nё Maqedoni po jepet paketa e 5-tё e ndihmës, dhe ne kishim parashikuar prej shtatorit, i kishim kërkuar qeverisё qё bizneset e vogla t’i ndihmonte me njё çek prej 1000 euro. Tё paktën tё paguanit gjёrat minimale, faturёn, sigurimet, faturat e dritave, sepse ne e dimё qё xhiroja juaj ka rёnё përtokë. Nё rastin mё tё mirё ka qenë gjysma e xhiros qё ka qenë para njё vitit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.