Pas vendimit të Sali Shehut për të bërë koalicion me Partinë Demokratike, 18 anëtarë të degës së FRD-së në Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.
Anëtarët e strukturave të larta të kësaj partie e kanë marrë këtë vendim, pak ditë pas dorëheqjes së kreut Bamir Topi.
Menjëherë pas marrëveshjes që Sali Shehu firmosi me Lulzim Bashën për të bashkëpunuar për zgjedhjet e 25 prillit, dorëheqja e Bamir Topit është pasuar me “shkrirjen” e degës së kësaj partie në Tiranë.
