Javët e fundit kanë hyrë në programin e “Për’puthen” disa djem të rinj, mes tyre edhe Arsim Abdyli, i cili vjen nga Maqedonia. Në prezantimin e tij, ai tha se prej vitesh jeton në Zvicër dhe se ka një firmë me një mikun e tij.
Por jo vetëm kaq! Arsimi ka zbuluar se është edhe baba i një djali 3-vjeçar, Lion. Konkurrenti ka bërë tatuazh portretin e vogëlushit në krahun e tij. Abdyli u shpreh se i biri jetonte me nënën e tij në Zvicër dhe se e takonte gjatë fundjavave.
E teksa deri tani vetëm kishim dëgjuar për Lion, ai së fundmi ka vendosur që të birin ta prezantojë me ndjekësit në “Instagram”. Arsimi ka postuar në profilin e tij një fotografi të të birit, i cili ngjan shumë me të.
“Të dua”- ka shkruar konkurrenti i “Për’puthen” bashkëngjitur pozës,ndërsa ndjekësit kanë vërshuar në komente.
