Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis kursi i pilotëve ushtarakë të helikopterit, Peleshi: Ngjarje e shënuar për Forcat e Armatosura

13:07 / March 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një pjesë e pilotëve të ardhshëm ushtarakë të helikopterëve të Forcës Ajrore shqiptare do të formohen Brenda vendit. Në Bazën Ajrore të Farkës u çel Kursi Bazë i Oficerit në specialitetin Pilot Ushtarak Helikopteri, i cili do të ndiqet nga nëntogerë të përzgjedhur nga forca dhe reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura.

Në nisjen e këtij kursi ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj.

Ministri Peleshi e konsideroi nisjen e kursit të pilotit si një ngjarje të shënuar, jo vetëm për Forcën Ajrore por dhe për gjithë Forcat e Armatosura në përgjithësi dhe i siguroi kadetët për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes. “Sot ju do të filloni hapin e parë për tu bërë pjesë e gjeneratës së pilotëve të cilët jo vetëm e kanë dashuruar profesionin e tyre por vazhdimisht kanë kryer me sukses dhe profesionalizëm të gjitha detyrat e ngarkuara. Në rrugëtim që po nisni sot për tu përgatitur si pilot të ardhshëm ju do keni kurdoherë mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Unë jam besimplot se Forca jonë Ajrore do të zhvillohet e modernizohet me ritme të shpejta, do të ketë një vëmendje të veçantë dhe të merituar. Modernizmi teknik i bashkuar dhe kombinuar me pasionin dhe përkushtimin e vajzave dhe djemve kështu si jeni ju, janë siguria jonë për të pasur një Forcë Ajrore dinjitoze dhe te aftë për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës dhe nevojave të vendit. Do mundësojmë që ato orë fluturimi të domosdoshme për t’u quajtur pilot, ju t’i plotësoni dhe të jeni me të vërtetë gjenerata e re e pilotëve dinjitozë e një Force Ajrore që sa më shumë kalon koha, po modernizohet dhe do të modernizohet.”- u shpreh ministri Peleshi, i cili përshëndeti në mënyrë të veçantë të vetmen vajzë pjesëmarrëse në këtë kurs. “Do të dëshiroja të përfundoja urimin tim për ju duke e mbyllur në mënyrë të veçantë me Armelën që është një vajzë që do të përgatitet për të qenë pilotja e parë në FA.”

Kursi Bazë i Oficerit në specialitetin Pilot Ushtarak Helikopteri zgjat 49 javë mësimore-praktike dhe ndahet në dy faza; përgatitja Speciale-Helikopteri dhe Praktika Profesionale.
Pjesë e kursit janë 12 kadetë, mes të cilëve edhe një vajzë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.