Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“YouTube” ofron llogari me kontroll prindëror për adoleshentët, ja si do funksionojë

14:00 / March 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
logo youtube
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“YouTube” ka njoftuar se në muajt e ardhshëm do të ofrojë llogari që lejojnë adoleshentët ta përdorin platformën brenda kufizimeve të vendosura nga prindërit e tyre.

“Në variantin e tij beta, ky shërbim do t’u japë prindërve aftësinë ta përdorin llogarinë e tyre të ‘Google’ për të hyrë në atë të fëmijëve të tyre në ‘YouTube’, ndërsa monitorojnë përmbajtjen në dispozicion”,- tha James Beser, kreu i produkteve familjare në platformë.

“Ne po ofrojmë një zgjidhje të re për prindërit, që mendojnë se fëmijët e tyre adoleshentë, preadoleshentë janë gati të eksplorojnë “YouTube” përmes një llogarie të mbikëqyrur”,- shtoi ai.

Me funksionin “eksploro”, prindërit do të jenë në gjendje të shikojnë video të konsideruara të përshtatshme për fëmijët e moshës nëntë vjeç e lart, të tilla si udhëzime, videolojra, video muzikore ose përmbajtje edukative dhe aktuale.

Një mjedis tjetër do t’i lejojë fëmijët të kenë qasje në videot, që konsiderohen të përshtatshme për fëmijët e moshës 13 vjeç e lart dhe që përfshijnë transmetime të drejtpërdrejta.

Një opsion i tretë do t’u japë prindërve mundësinë për ta bërë të gjithë “YouTube” të arritshëm për fëmijët e tyre, me përjashtim të përmbajtjes që kërkon një moshë minimale ose që kanë të bëjnë me tema të ndjeshme.

Sipas Besser, qëllimi i kësaj game zgjedhjesh është që prindërit t’u japin fëmijëve të tyre më shumë liri në “YouTube”, ndërsa vendosin kufij të caktuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.