Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nikoll Lesi: Të enjtes protesta e opozitës do jetë fatale për Ramën. Nuk do kursehet asgjë

18:58 / February 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
52363070 2259394770993205 1203249781057519616 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nikoll Lesi shkruan se protesta e së enjtes do të jetë fatale për Edi Ramën.

Sipas tij, ndryshe nga protesta e së shtunës, të enjte nuk do të kursehet asgjë dhe protesta e Parisit do të jenë lule përpara protestës së opozitës në Tiranë.

“Kryeministri deklaron se nuk jep dorëheqjen dhe se do të shkojë deri në 2021-in si kryeministër. Por parlamenti nuk funksionon më pas dorëzimit të mandatëve nga opozita, pavarësisht se çfarë thotë qeveria dhe PS-ja. Nuk ka më parlament, ndonëse kryeministri mund të ketë blerë apo blejë ndonjë deputet të opozitës. Politikisht ka rënë parlamenti që sot.

PD dhe LSI nuk do kenë mandate, nuk e njohin parlamentin dhe qeverinë. Por sipas burimeve nga selitë blu dhe të LSI, të mos shpresojë kryeministri se do të jetë më pas ditës së enjte pasi do ta rrëzojnë me popullin që këtë herë nuk do jetë protestë e lenë në dorë të lirë, siç ndodhi të shtunën.

Do jetë demonstratë e udhëhequr nga PD-LSI e partitë e tjera të opozitës dhe do jetë fatale për qeverinë.

Nuk do kursehet më asgjë ditën e enjte. Demonstratat e Parisit do jenë lule në krahasim me atë që do të ndodhë ditën e enjte para Kryeministrisë dhe te Parlamenti.

Kryeministria nuk do ketë fatin e së shtunës, por më keq, ndërsa salla e parlamentit do jetë arenë, ku as Garda me gjithë forcat speciale nuk e shpëtojnë qeverinë.

Opozita do të bëjë thirrje për futjen e popullit në parlament.

Kjo thuhet në dy selitë e PD dhe LSI.

Lulzim Basha tha se Edi Rama do tërhiqet zvarrë, kurse Luan Rama, një prej ikonave të LSI, ka deklaruar se asgjë nuk e shpëton më kryeministrin e krimit. Petrit Vasili mbetet më radikal për të enjten.

Edi Rama ka një zgjidhje; dorëheqje dhe krjimin e një qeveri tranzitore për zgjedhje e cila duhet të drejtohet nga një i majtë, por që palët të jenë dakort për emrin”, shkruan ai si para çdo proteste, duke paralajmëruar qametin, por që deri më tani, asnjëherë nuk i ka dalë fjala.

Edi Rama Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, sot caktohen masat për 58 të arrestuar

10:02 / October 21, 2026

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë shtesë në Milano

14:11 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.