24-vjeçari, Nardi Abazi, pronari i mjetit, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme, ka braktisur makinën dhe është larguar. Në foton e mëposhtme shihet vendi ku ndodhi atentati mbrëmjen e sotme, dhe aty ndodhet vetëm makina e rrethuar nga policia.
“Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Shërbimet e Policisë po krehin zonën”, thuhet në njoftimin e policisë.
