Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Konfliktohet me punonjësit e ujësjellësit, në pranga 55-vjeçar. Kishte me vete dhe…

09:23 / March 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Gjirokastrës bën të ditur se ka parandaluar përshkallëizmin e mëtejshëm të një konflikti.

Një 55-vjeçar kishte shkuar pranë vendit të quajtur “Centrali i Kaparjelit” ku ishte konfliktuar me punonjësin e centralit për furnizimin me ujë.

Me vete ai kishte dhe armë zjarri. Falë ndërhyrjes në kohë të policisë, ai u ndalua.

NJOFTIMI

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve.

Posedonte armë zjarri, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 55 vjeç, banues në fshatin Kaparjel, Gjirokastër.

Ky shtetas, në vendin e quajtur “Centrali i Kaparjelit”, është konfliktuar me punonjësin e centralit, për furnizimin e centralit me ujë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Kaparjel po ndodhte një konflikt, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasin E. B., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një armë zjarri pushkë dhe disa fishekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë dhe fishekët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.