Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ngacmon seksualisht të miturën, në pranga 43-vjeçari

09:38 / March 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia fier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 43-vjeçar i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit A. S., 43 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

Ndërkaq, një tjetër person është vënë në pranga pasi ka dhunuar fizikisht vëllain e tij dhe kunatën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 63 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë, pasi në oborrin e banesës së përbashkët, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait dhe kunatës së tij shtetasve M. H., 70 vjeç dhe F. H., 54 vjeçe”, thonë burimet zyrtare.

NJOFTIMI I PLOTE

Vihen në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, 2 prej të cilëve ishin në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

E. M., 20 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, banues në Patos, pasi të dy këta shtetas janë autorë të dyshuar të vjedhjes së dyqanit të shtetasit N. K., në Roskovec, në datë 24.02.2021.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe automjeti tip “Bmë” me të cilën kanë kryer vjedhjen.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit A. S., 43 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 63 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë, pasi në oborrin e banesës së përbashkët, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait dhe kunatës së tij shtetasve M. H., 70 vjeç dhe F. H., 54 vjeçe.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” pa leje drejtimi, ka goditur nga pas mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 53 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

R. G., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Plugut -Lushnjë duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volksëagen” është përplasur me automjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin M. T., 61 vjeç, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Skoda”, shtetasi D. N., 24 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.