Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Zgjedhjet lidhen me fatin e drejtësisë”, Rama: Kundër reformës dy të frikurit Meta dhe Berisha

10:28 / March 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Reforma në drejtësi” është tema e parë për të cilën ka zgjedhur të flasë kryeministri Edi Rama në vigjilje të çeles zyrtarisht të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se këto zgjedhje janë të lidhura me fatin e drejtësisë.

“Pëpara nesh kishim vetëm mjegullën e skepticizmit dhe nihilizmit për pamundësinë e një reforme në drejtësi në këtë vend. Mos harroni çfarë kemi hequr për ta votuar atë reformë nga ata që sot kërkojnë votën tuaj për të rimarrë drejtimin e këtij vendi e për të çuar në djall reformën në drejtësi, që i shihni frikën mu si djalli temjanit. Mos harroni se çfarë u desh të bënim partnerët tanë ndërkombëtare, euroatlantikë për ti sjellë në votim, Saliun, Ilirin, Lulin e Monikën dhe të tërë kukullat e atij koalicioni kundër drejtësisë. Mos harroni se për ti nxjerrë ata nga ajo çadra e ngujimit tragjikomik në mes të bulevardit u dhamë vende në qeveri dhe poste në administratë vetëm që të ktheheshin në Kuvend për të votuar vetingun, A-në e alfabetit të reformës në drejtësi dhe vetëm pastaj të hyjnë në zgjedhje”, tha Rama.

Një pyetje dhe përgjigje e dhimbshme e quajti Rama pyetjen se a është futur dikush në burg nga reforma në drejtësi. Askush tha ai. “Kush e ka menduar se vota për vetingun dhe vetë vetingu do çoj njerëz në burg nuk e ka pasur parasysh se nuk është gjykatë speciale partizane si ato të 1945, është vetëm hallka e parë e një zinxhiri të ri institucionesh të drejtësisë, fshesa e pastrimit të Pallatit të Drejtësisë nga llumi i kalçifikuar 30 vjet me radhë”, tha Rama.

Ai ka akuzuar drejt për drejtë presidentin Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha si dy personazhet kryesorë politikë kundër reformës në drejtësi

“Është një rrugë e vështirë ku forcat e kundërreformës rezistojnë, reagojnë e godasin në mënyrë të ethshme, kundër atyre forcave, frymëzuesit e kundërreformës janë dy të frikurit më të mëdhenj nga drejtësia, presidenti dhe ish presidenti më famëkeq që mbështeten nga kasta e korruptuar e gjykatësve dhe prokurorëve të pastruar nga fshesa e vetingut, që afron çdo ditë për secilin prej tyre me radhë. PD, LSI, dhe KÇK sot janë 3 këmbët e së keqes së vettingut, të dy kokave presidentësh.”, vijoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.