Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Presidenca i përgjigjet Ramës: E votuat reformën në drejtësi me bisht ndër shalë

12:03 / March 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Presidenca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenca ka reaguar përmes këshilltarit për mediat të Metës, Tedi Blushit lidhur me deklaratat e Ramës për reformën në drejtësi.

Ai nuk ka kursyer ironitë në drejtim të Ramës, ndërsa e cilëson atë si ‘shakaxhi të integrimit’. Po ashtu Blushi ka paralajmëruar kryeministrin që mos ta votojë në Kuvend koncesionin për aeroportin “Nënë Tereza”.

Sipas Blushit, nëse Rama do të zgjidhet deputet në 25 prill, do të shihet sy më sy në Parlamentin e ri me Metën. Kujtojmë se sot Rama nuk i kurseu akuzat dhe batutat për presidentin Ilir Meta si dhe krerët e opozitës në vend.

REAGIMI I BLUSHIT

Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha! 🤣🤣
O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri.
Si në 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë.
Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim!
Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë.
Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht tek Drejtësia, që ti ke kapur.
Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake.
Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!
Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

10:12 / November 7, 2026

Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë

10:07 / November 7, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.