Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti i DASH, Basha: Pastrimi i parave, në çdo qelizë të shtetit

13:20 / March 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 7 770x437 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një dalje për mediat kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar mbi raportin e DASH për pastrimin e parave. Ai thotë se shkak për këtë situatë të paraqitur në raport për Shqipërinë është qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës.

“Ditën e sotme si ditën e djeshme kam qenë në mes të qyt të Tiranës duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, papunësinë, trashëgimia e qeve më të korruptuar. E keni dëgjuar nga kjo sallë, kjo gojë prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e DASH. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm një qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për pengesën është korrupsioni qeveritar. Këtë e ndjeni në kurrizin tuaj. Nuk ka nevojë të kujtoj përgjimet e antiamafias italiane. Raporti i DASH thotë qartë se investimet në pasuritë e paluajtshme janë në metodat më të përhapura të pastrimit të parave”, deklaroi kreu i PD.

Sipas tij, korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë. “Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë ushqimet e njerëzve. Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të nivelit të dytë për akuzën që në kulmin e pandemisë, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku i krizës, paralizës së biznesit, sipërmarrjes. Më 25 prill kjo do të ndryshojë. vota juaj është garancia për ndryshim. Duke nisur nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm do jemi të hapur para drejtësisë. Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.