Gjykata e Posaçme Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dënuar për “shpërdorim detyre” me 1 vit burg ish kreun e bashkisë Has, Adem Lala.
Sipas burimeve vendimi është dhënë nga togat e zeza të GJKKO të enjten e kaluar. Gjykata e shpalli atë fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës nga zyrtari publik.
Sipas vendimit të siguruar, dënimi ndaj Lalës është konvertuar në shërbim prove si dhe pengimin e tij që për pesë vite të ushtrojë funksione publike.
Kujtojmë se Adem Lala u vu në hetim nga SPAK pasi sipas prokurorëve, ai u përfshi në aferën e privatzimit në mënyrë të padrejtë të një aseti publik në bashkinë Has, kohë në të cilën ishte kryetar.
Adem Lala ka marrë mandatin e bashkisë Has në 2015.
