Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Patozi zbulon marrëveshjen me Topallin: S’do i ‘prishim punë’ njëri- tjetrit në disa qarqe

19:11 / March 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
astrit patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit ‘Lëvizja për Ndryshim’ për të ndihmuar njëri tjetrin apo duke mos i prishur punë në disa qarqe. Gjatë një interviste në “Studio Live” në Report Tv, Patozi tha se ai vendosi me Topallin që të mos dilni në koalicion me listë të përbashkët, por që komunikimi mes tyre është i vazhdueshëm.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta. Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi.

Duke e konsideruar marrëveshjen pas zgjedhore mes PD dhe LSI si asgjë të re në bashkëpunimin e tyre 4 vjeçar, Patozi tha se të dyja palët po përpiqen që të tregojnë para elektoratit një marrëdhënie dashurore por në fakt mes tyre nuk ka mirëbesim. Qëndrimin e Bashës pranë LSI në një kohë kur 4 vite më parë e cilësonte si streha e maskarenjve, për Patozin tregon degradim të PD. Faktin që ata nuk kandiduan së bashku në një listë, Patozi tha se si Basha dhe Monika e dinë shumë mirë që nuk mund të ‘bashkosh vajin me uji’ sado që të përpiqesh.

“PD-LSI nuk kanë bërë asgjë, nuk kanë sjellë asgjë të re në një histori 4 vjeçare. Në 2009 rrethanat e koalicionit ishin të tjera dhe 2009 dhe nga kjo aleancë e bëtë LSI përfitoi shumë më tepër se PD. Sot të dyja palët po thonë se janë në një marrëdhënie gati dashurore por nuk është kështu, është një marrëdhënie pa shumë mirëbesim, por publikut i serviret sikur gjithçka shkon mirë. Kur PD i thotë zgjedhësve të vet nuk bëjmë koalicion me të dhe më pas se pa LSI nuk merr dot frymë , ky është një degradim shumë i madh shumë ndryshe nga 2009. Koalicioni mes tyre nuk u bë i mundur dhe e vërteta është që edhe PD dhe LSI e dinë që është shumë e vështirë të përziesh ‘ujin me vajin’. Ata kanë histori të ndryshme dhe kanë target të ndryshëm elektoral dhe kjo është arsyeja që nuk mund të kishin  një listë të përbashkët”, tha Patozi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.