Bashkëshortja Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj, ka folur rreth dhuratave që merr dhe nga kush i merr këto të fundit.
E pyetur se nga kush merr më shumë dhurata, Haradinaj ka thënë se pjesën më të madhe të dhuratave ia bën vetë vetes, sakaq ka shtuar se marrja e dhuratave i fal një ndjesi pozitive.
“Më shumë i bëj vetë vetes dhurata sesa marr nga Ramushi”- ka thënë ajo.
Ndërkohë ajo ka shuar edhe kureshtjen, duke treguar se çfarë i dhuron, partneri i saj. Ajo ka thënë se Ramush Haradinaj i dhuron vetëm lule.
“Unë e kam burrin të zgjuar, më dhuron vetëm lule”, deklaratë që u prit me të qeshura në studio.
