Mbrëmjen e sotme një shtëpi në Paskuqan është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Mësohet se banorët kanë arritur të dalin jashtë ndërkohë që kanë nisur të shuajnë flakët.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit, i cili është në përmasa të mëdha.
