Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim online me aktorë të shoqërisë civile për zgjedhjet e 25 prillit.
Qëllim i këtj takimi ishte sensibilizimi i zgjedhësve mbi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes masive në këtë proces elektoral.
Gjatë fjalës së tij Meta tha se i kemi të gjithë mundësisë si popull dhe institucione që tu ngjajmë të paktën Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me shembullin e dhënë për organizimin e proceseve zgjedhore.
“Duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje informimit të zgjedhësve. Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët, se në një sistem demokratik, fuqia e tij është vetëm vota e tij. Çdo demotivim, përgjumje dhe indiferencë e qytetarëve, nuk i shërben as demokracisë dhe as vetë qytetarit, për të qenë aktiv të ndërtimin e sistemit të llogaridhënies. Çdo qytetar që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet nesër për Qeverinë”, tha ai.
Meta kërkoi një pjesëmarrje masive dhe një proces shembullor zgjedhor që sipas tij do ishin një kontribut i madh për të tejkaluar këtë tranzicion të shumë zgjatur.
