Lëvizja Vetëvendosje është shpallur zyrtarisht fituese e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, njoftoi se Vetëvendosja ka marrë 49.5% të votave, PDK 16.9%, LDK 12.64%, AAK 7.078%, Lista Serbe 5.06%, Nisma 2.5%, 0.27% egjiptiane, Ashkalinjtë 0.24%.
Sa i takon mandateve të secilës parti, Daka theksoi se Vetëvendosja ka marrë 58 ulëse në Kuvend, PDK 19 mandate, LDK 15 mandate, Lista serbe 10 mandate, AAK 8 mandate, komunitetit turk 2 mandate, dhe ashkalinjtë 1 mandat.
Me shpalljen e rezultatit nuk mbyllet procesi, pasi tani fillon periudha për ankesat nga partitë politike.
