Kreu i shtetit Ilir Meta ka folur gjatë takimit me shoqërinë civile lidhur me krimin zgjedhor, duke u shprehur se nuk pret zgjedhje të lira nga drejtësia, pasi sipas tij nëse reforma në drejtësi do të kishte funksionuar, dosjet e Shijakut dhe Dibrës do të ishin zbardhur.
“Nuk pres nga drejtësia të vijnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme sepse i dimë të gjithë problemet që ka sistemi i drejtësisë dhe për vetë mënyrën se si është zbatuar Reforma e Drejtësisë. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë inisiativat që kam nisur. Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht.
Presidenti Meta: Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia nga kjo kapje e jashtëzakonshme dhe trysni politike”, tha ai.
Megjithatë Meta kërkoi që të rritet vëmendja dhe monitorimi i të gjitha institucioneve për rastet e veprave penale që prekin zgjedhjet.
“Të dekurajojmë çdo krim zgjedhor dhe të inkurajojmë qytetarët që votat e tyre do të mbrohet. Ka marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe do të marrë fund indiferenca jonë përballë parimit stalinist, që nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron”, tha ai.
