Një variant tjetër të Covid-19 është zbuluar ditën e sotme në Angli. Metro shkruan se lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku ka thënë se janë gjetur 16 raste me mutacionin e quajtur VUI-202102/04.
Ky mutacion momentalisht është nën studim nga shkencëtarët dhe se ai përmban një substancë E484K, për të cilët ata kanë deklaruar se është rezistent ndaj vaksinave. Ndërsa një lajm i mirë për këtë, mutacion është se nuk përmban substancën e N501Y, të gjetur në variantet më të rrezikshme të Covid. Mutacionet e Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar shumë raste mutacionesh ndërkohë që më të rrezikshmit janë të Afrikës së Jugut, Nigerisë dhe të Anglisë.
