Matjanët triumfuam sot në “Liri Ballabani” me rezultatin e ngushtë 1-0, teksa golin vendimtar e realizoi Danaj në minutën e 82.
Gol ky që i rikthen të besuarit e trajnerit Samuel Nikaj në krye të klasifikimit me 28 pikë, dy më shumë se Dinamo. E gjithë ndeshja u dominua nga vendasit të cilët patën raste të shumta shënimi, ndërkohë lezhjanët zhvilluan një lojë mjaft agresive. Lojtarë të skuadrës matjane u shprehën se gjykimi i përballjes ishte në favor të skuadrës së Besëlidhjes.
Ndërkohë, në sfidën tjetër të Grupit A, Korabi bën një tjetër hap fals dhe ndalet në shtëpi nga Partizani B.
Dibranët nuk shkuan më se barazimi 1-1, teksa fillimisht e panë vetën në disavantazh me golin e Bërdufit në minutën e 22, ndërsa pesë minuta më pas barazuan falë një penalltie të Skukës. Pas këtij barazimi, Korabi mbetet në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Partizani B është në kuotën e 10 pikëve në pozicionin e tetë.