Një aksident tragjik ka ndodhur në Tiranë, pak para mesnatës midis të enjtes dhe së premtes.
Një automjet ka dalë nga rruga në Kodër-Kashar, duke shkaktuar tri viktima.
Sipas burimeve të policisë, në Kodër-Kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z.M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë që ndodheshin brenda mjetit; shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia tha se në vendin e ngjarjes shkoi një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
