Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha takim me qytetarë në njësinë nr. 9: Nuk vij me premtime, por plane pune

10:17 / March 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha qytetar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me banorë të njësisë nr. 9 në Tiranë ku u shpreh se opozita nuk vjen me premtime po me plane pune.

Lideri demokrat i ka siguruar qytetarët se ai dhe opozita nuk vijnë me premtime, por me plan pune, dhe ai u jep fjalën se të gjitha angazhimet e programit të prezantuar deri më tani do të mbahen.

Nga ana tjetër gjithashtu ka theksuar edhe njëherë disa nga angazhimet që janë pjesë e programit elektoral, si rritjen e pensioneve, uljen e energjisë, rimbursim të ilaçeve sipas diagnozës etj.

BASHKËBISEDIMI I BASHËS ME QYTETARËT
Lulzim Basha: Përshëndetje si jeni?
Qytetari: Përshëndetje!
Qytetarja: Mirë, si pensioniste mbahemi një çik si me siklet.
Lulzim Basha: E di.
Qytetarja: Unë i bëj thirrje të gjithë pensionistëve që të votojnë për Lulzim Bashën. Ta përmbysim këtë qeveri me një fjalë.
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra.
Qytetarja: Të falënderoj edhe për ne pronarët se na vjen keq që na thonë ish pronarët që me ligjin që keni vendosur. Ju përshëndes.
Lulzim Basha: Më vjen shumë mirë që e ke ndjekur programin tonë edhe për pronarët edhe për pensionistët nuk do t’ju harrojmë përkundrazi. Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kë/h e parë për muaj, e treta rimbursimin do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri.

Sipas kryetarit të PD, situata do të ndryshojë me ndryshimin e madh të 25 prillit dhe këtij ndryshimi do ti prijë rinia.

Lulzim Basha: Punët si po të shkojnë?
Qytetari: Po si të gjithë shqiptarët. Mos e pyet
Lulzim Basha: Dobët?
Qytetari: Më dobët s’ka, po çfarë të bëjmë tani?!
Lulzim Basha: Çfarë të bëjmë? Të bëhemi të gjithë bashkë dhe në 25 Prill t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.
Qytetari: Ishallah edhe premtimet që jepen para të mbahen mbrapa se dhe kështu nuk shtyhet.
Lulzim Basha: Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.