I maskuar dhe me sqepar në dorë shfaqet në pamjet e publikuara nga Balkanweb autori i vjedhjes së një dyqani celularës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin bregdetar.
Ora shënon 03:29, siç shihet edhe nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë së dyqanit, teksa tek dera shfaqet një i ri me maskë anti-covid, kapele dhe kapuç në kokë teksa tenton që të hapë derën e xhamit me një sqepar. Teksa tenton që të ushtrojë forcë ndaj derës, kjo e fundit thyhet e gjitha.
Duke qenë se shkaktohet zhurmë e madhe, hajduti hyn me shpejtësi në dyqan dhe merr prej aty disa telefona nga tavolina dhe më pas ikën. Aktualisht policia është vënë në kërkim për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
