Bashkëshortja e kreut të opozitës Lulzim Basha ka postuar një foto të 103-viteve më parë në Instagram.
Bëhet fjalë për degën 21 të shoqërisë “Vatra” në SHBA në vitin 1918. Ajo tregon se në atë foto është dhe gjyshi e stërgjyshi i saj.
“Në këtë foto të vitit 1918 të degës 21 të shoqërisë Vatra në Amerikë, janë edhe gjyshi im Sino Bozhaj dhe stërgjyshi im Duro Zyka, bashkë me burra të tjerë nga Nivica, Rexhini, Mezhgorani, Benca dhe Lekdushi”, shkruan Aurela.
Federata Panshqiptare Vatra është një shoqatë e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, e cila ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës.
View this post on Instagram
